-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla i bindur për suksesin e zgjedhjeve në veri

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është i bindur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës do të përfundojnë të suksesshme.

Në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, më 23 prill do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunës, ndërkaq zgjedhje për kuvende komunale do të zhvillohen në Leposaviq dhe Zveçan.

Gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për integrim evropian, Sveçla tha se Policia e Kosovës dhe e gjithë Ministria e Brendshme janë në dispozicionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të organizuar votimet.

“Për ne është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë, të sigurt, qoftë për organizatorët, por edhe për vetë qytetarët atje. Janë çështje të vendimeve politike të subjekteve të caktuara të cilat duan apo nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje. Por, me rëndësi është që institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri. Jam i bindur që i gjithë ky proces do të përfundojë i qetë, i suksesshëm duke tejkaluar edhe problemet të cilat i përmenda”, tha Sveçla.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje. Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.

Duke folur për gjendjen e sigurisë në veriun e banuar me shumicë serbe, Sveçla tha se gjendja atje asnjëherë nuk ka qenë e mirë, por shtoi se tani “çështja e sigurisë në veri kurrë nuk ka qenë më e mirë, institucionet e sigurisë kurrë nuk ka bërë punë më të mirë”./rel

 

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit