Mesditën e sotme rreth orës 12:00 është regjistrua një aksident i rëndë në aksin rrugor Vlorë-Kuç ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
70-vjeçari me inicialet K. H. duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.
Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 60-vjeçare me inicialet E. H.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.