-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e 24 orëve të fundit!

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës epidemiologjike të Covid-19 në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Ministrisë, kanë rezultuar 13 raste të reja infektimesh dhe asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 255 testime, nga të cilët 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

10 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Patos.

Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Prill 2023)

Raste të reja ditore 13

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 255

Testime totale 2,052,720

Raste pozitive 334,070

Raste të shëruara 330,294

Raste Aktive 172

Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 148

Vlorë 12

Fier 5

Elbasan. 4

Shkodër. 2

Korçë. 1

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit