Autoritet amerikane kanë dënuar me burgim të përjetshëm një 48-vjeçar shqiptar pasi vrau një kolegu të tij në gusht të vitit 2020 në Miçigan të SHBA-ve.
Mediat e huaja shkruajnë se Astrit Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj 49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac.
Vrasja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, rreth orës 1:30, ku policia e zonës mori raportimin se 49-vjeçari ishte pa ndjenja.
Të dy ishin punonjës të kontraktuar pastrimi dhe ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orarit të punës.
Bushi është gjetur në këmbë pranë viktimës dhe është arrestuar. Në rrahje policia gjeti edhe një send të përdorur si armë.