-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ KQZ debat për fletën e votimit, mungon emri i kryetarit “Bashkë Fitojmë”

Kryesoret

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) po zhvillon një takim ku po diskutohet për miratimin e fletës së votimit të 14 Majit.

KQZ në krah të çdo partie politike ka radhitur emrin e kryetarit të asaj force politike por në rastin e koalicioneve nuk e ka bërë këtë.

Ashtu siç e ka paraqitur në modelin e shpërndarë më herët në rastin e koalicionit Berisha- Meta nuk është vendosur emri i Ilir Metës.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa është shprehur se po shkelet ligji me mënyrën se si po organizohet fleta e votimit duke mos përfshire emrin Ilir Metës si drejtues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”.

Gjatë takimit Sefa gjithashtu ka nxjerrë një foto të Metës ku u shpreh se: “Ky në foto është Ilir Meta, kryetar i koalicionit”.

Ka ndonjëherë në historinë e KQZ që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit. Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisioneri sigurish që ka praktika të tjera”, deklaroi Sefa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit