-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fotinia thyen heshtjen pas daljes nga BBV, ja çfarë këshille i dha Luizi

Kryesoret

Zgjodhi që ditët pas daljes nga shtëpia e BBV t’i kalonte në qetësi të plotë dhe larg vëmendjes së ekranit dhe mediave. Ndonëse u fut vonë në atë shtëpi, për Fotininë, asgjë nuk ishte si shumë vite më parë, kur ajo e fitoi këtë sfidë në çift, së bashku me Danielin.

Loja e VIP-ave nuk është aspak një lojë e thjeshtë, përkundrazi. Për të ka qenë një sfidë nervash, edhe pse ajo do të kishte dashur të mos dilte nga vetja në ato momente kur situata ka qenë e provokuar “për t’u fryrë më shumë se duhej”.

Diten e djeshme në “Ftesë në 5” Fotini Derxho ndau një pjesë të përjetimit të saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.

Në daljen e saj e parë pasi la shtëpinë e Vëllait të Madh, Fotinia tha se kishte nevojë për këto ditë qetësie pranë të qëndruar pranë familjarëve në Gjirokastër. Mes të tjerave, ajo u shpreh e penduar për momentet kur doli nga vetja gjatë debateve me Oltën. Sipas saj, ato ishin të panevojshme: “Mendoj që ishte pa lidhje momenti kur fillova të kapesha me Oltën, se jam treguar shumë e sinqertë dhe kam shprehur dëshirën që ajo të mos bëhej negative, se kishte një pozicion të rëndësishëm në atë shtëpi”,- tha ajo.

Fotinia ndau edhe përshtypjet për banorët e tjerë në shtëpi: “Banori më pak vetvetja është Qetsori, se hyri me sëpatë në dorë dhe tani është bërë aleat me Luizin, meqë i ka ‘premtuar’ një vend në finale.”

Fotinia kujtoi edhe një nga këshillat e Luizit pas hyrjes së saj në shtëpi, për të mos u bërë aleate me Qetsorin, ndërsa tani ata duken sikur janë aleatë bashkë – ndoshta “për të siguruar” një vend në finalen e 6 majit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit