-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet e Metës, Rama: SPAK të vazhdoj drejt, ka mbështetjen time!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në ‘Studio Live’  u pyet për sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. Në përgjigjen e tij u tregua i rezervuar me argumentin se nuk ka “një koment për askënd që ka një çështje të hapur me SPAK apo se ndjen se SPAK mund t’i hapë një çështje”. SPAK duhet të vazhdojë drejt, shtoi Rama, duke i shprehur mbështetjen.

Pyetje: Zoti Meta shumë agresiv në drejtimin tuaj dhe në drejtim të SPAK, keni një koment mbi këto sulme ndaj SPAK një krijesë që ju keni thënë se ka kontribuar ne PS që të ngrihej.

Rama:Unë nuk kam bërë asnjëherë një koment për askënd që ka një çështje të hapur me SPAK apo se ndjen se SPAK mund ti hapë një çështje se pastaj do të krijonin kushtet se konfuzioni i krijuar nga të gjithë këta njerëz të cilët nuk e fshijnë të kaluarën e tyre, do të ishte shumë i madh dhe shumë i dëmshëm. Nuk mund të bëj asnjë koment. Di të them që shqiptarët e kanë treguar në të gjithë këto vite se kanë instikt të jashtëzakonshëm politik, e ka ky apo ai përgjegjësinë apo se këtij apo atij po i bie në qafë kot.

E kuptojnë shqiptarët nuk është nevoja ta diskutojmë. Spak të vazhdojë drejt. Ka të gjithë mbështetjen time pa kushte dhe të ps dhe se çfarë rezervash munde të kem unë apo mund të kemi ne këto janë legjitime por jo një arsye që ne të bëjmë komente në publik sepse në fund të fundit spak është një bebe në raport me historinë.

Pushteti ekzekutiv, legjislativ në Shqipëri janë pushtete me një histori gjithsesi dhe Shqipëria ka pasur dhjetëra e dhjetëra qeveri dhe përsëri qeveria bën gabime ka të meta. Si mund të pretendojmë se që një bebe e sapoardhur në jetë të mos ketë të meta apo të mos bëjë gabimet e veta. Por kjo s’ka lidhje me të vërtetën e madhe se SPAK po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në shembjen e mitit legjendar të pandëshkueshmërisë që e ka sunduar Shqipërinë dhe shqiptarët./Shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit