Në bashkëbisedimin me gazetaren britanike Alice Taylor në podcastin “Flasim”, kryeministri Rama pranoi largimet masive që kanë ndodhur nga vendi në vitet e fundit.
Ai tregoi disa shifra, që sipas tij janë realet dhe jo ato që dalin në media poshtë e lart. Gjithashtu kreu i qeverisë foli edhe për kthimet, por këtu nuk përmendi shifra.
“Kam këtu të dhënat dhe i kam sjellë se është e rëndësishme t’i ndajmë këto të dhëna. Në 2019 personat që u larguan nga vendi ishin në fakt 43 850 njerëz.
Nga ana tjetër ka shumë rëndësi edhe një dimension tjetër, përveç atyre që largohen dhe që padyshim janë më të shumtë se ata që kthehen, kemi megjithatë edhe ata që kthehen”, tha Rama.
Këtu kryeministri foli vetëm për një vit, pra 2019-tën, të tjerët para dhe pas në dekadën e fundit? Sigurisht që numri është shumë i madh.