Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mes të Tiranës ku 31-vjeçar, Gleard Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.
Mësohet se 28-vjeçarja i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjeve kirurgjikale ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me rastin barbar janë arrestuar 4 persona për moskallëzim të krimit si dhe ndihmuan autorin në pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Të arrestuarit janë: Gleard Gusholli, Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.
Nurçellari dhe Sheta nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat.
Ndërsa shtetasit 2 vëllezërit Katesha kanë ndihmuar autorin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.