Ilir Alimehmeti, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se kryetari i Bashkisë është për ti shërbyer njerëzve dhe se, ai si qytetar, do donte nga ata që janë në detyrë, në radhë të parë të kryejnë detyrat për të cilat ata janë ngarkuar.
“Unë ju kam thënë që kam një neveri shumë të madhe që kryetari i Bashkisë perceptohet se po synon kreun e qeverisë ose kreun e partisë.
Alimehmeti në “5 Pyetjet”: Ndotja në Tiranë alarmante, shkak trafiku e ndërtimet!
Kryetari i Bashkisë është për ti shërbyer njerëzve. Unë si qytetar do doja nga ata që janë në detyrë, në radhë të parë ti kryejnë këto detyra.
Arsyeja e madhe e futjes është frika nga ndjesia që kush është kryetar bashkie i Tiranës, ka indicet për tu bërë kryetar partie e qeverie. Politikanët japin mesazhe me qëndrimet e tyre.”, u shpreh ndër të tjera Ilir Alimehmeti.