-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14 maji/ Ndreca: Këlliçi makijazhi i ‘non gratës’! Alimehmeti: Kostoja e jetesës u rrit!

Kryesoret

Kandidati për Këshillin Bashkiak në listat e PS, Plarent Ndreca se kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një punë të mirë dhe e ka ndryshuar Tiranën në drejtimin e saj prej 8 vitesh. Sipas Ndrecës, rezultatet e sondazhit tregojnë se qytetarët janë të qartë se Veliaj e ka marrë Tiranën me shumë probleme, por sot i ka ndryshuar totalisht imazhin. Sa i takon Belind Këlliçit, Ndreca tha se është thjesht makijazhi i Sali Berishës, të shpallur non grata nga dy aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë.

“Qytetarët janë të qartë, 52% e tyre thonë qartë që Veliaj ka punuar. Ka ndryshuar këtë qytet. Fatkeqësisht këtë panoramë nuk e sheh opozita. Qytetarët janë të qartë si e kemi marrë në Tiranën, kishte 1001 probleme, fakti që kemi bërë 41 shkolla të reja tregon se si ka qenë. Edhe në këtë rast, referuar metodologjisë që ka bërë instituti, tregohet diferenca ca Erion Veliaj ka bërë. Këlliçi është përfaqësues si një grupi politik që ka drejtues dy figura 30 vjeçare të cilët kanë bacgroundin e tyre dhe e përdorin Këlliçin për të treguar që ka një makijazh tjetër kjo forcë politike, pas tij janë këto dy figura që kanë 30 vjet dhe nuk mjafton ky emision për të numëruar mëkatet që ato kanë”, the Ndreca.

Alimehmeti: Kryetari i Bashkisë është për ti shërbyer njerëzve. Politikanët japin mesazhe me qëndrimet e tyre!

Por, kritik është Ilir Alimehmeti, i cili kryeson listën për Këshillin Bashkia të koalicionit Berisha-Meta. Ai thotë se ka mungesë transparence nga Bashkia Tiranë, që sipas tij vendimet e Këshillit Bashkiak nuk janë të qarta, dhe as nuk dihet nëse kanë firmos apo jo për inceneratorët dhe shembjen e teatrit. Almehmeti thotë se cilësia e ajrit nuk është ashtu siç e pasqyron bashkia.

“Çdo lloj qyteti, shoqërie do ketë përmirësime, ka aspekte që janë përmirësuar, po ka edhe nga ato aspekte që janë përkeqësuar. Ndreca tha 40 shkolla të reja, të rikonstruktuar. Nëse një person vëzhgon ta ketë fëmijën e vet në turn të dytë, ky nuk është i lumtur. Ka një diskriminim brenda unzës dhe jashtë unazës. Jam 30 metra jashtë unazës dhe po të shohësh menaxhimin e mbetjeve është dizastros tej unazës. Në total do thoja që ka mungesë të madhe transparence. Ke disa situata ku vendimet e këshillit bashkiak as nuk janë të qarta. S’bëhen publike, as dëgjesat nuk janë, pyetja e madhe do ishte a ka firmos këshilli për inceneratorët, shembjen e teatrit”, tha Ilir Alimehmeti.

Gazetari Hysni Gurra thotë se Kryebashkiaku erion Veliaj është kujdesur vetëm për fasadën dhe qendrën e qytetit. Ndërkohë që periferia e Tiranës vuan nga të njëjtat probleme si 8 vite më parë.

“Veliaj, ka punuar në qendër të Tiranës. Ka dhënë lejet e ndërtimit, është kujdesur për fasadën. Dhe pjesa tjetër e Tiranës vuan të njëjtat probleme që ka pasur më parë. Kandidati i mazhorancës rri thotë: unë e gjeta Tiranën kështu. Sot s’duhej të diskutohej në tiranë uji i pijshëm, të kesh shkollë me dy turne është katastrofë. Garë politike, pse është vënë fytyra e Ramës dhe jo e Veliajt”, tha ai.

Ndreca në “5 Pyetjet”: Këlliçi, përfaqësues i dy figurave të konsumuara në politikë!

Për gazetarin Arbër Hitaj, në Tiranë janë bërë punë shumë të mira, por ka edhe vend për përmirësime.

“Janë bërë punë të mira, por kam edhe kritika, janë bërë punë që ndoshta kanë shkuar siç s’duhej të shkonin. Bie në sy një zhvillim i Tiranës në qendër, ka një lloj modernizimi po ta shohësh Tiranën në qendër. Ka pluhur, bashkia duhet të bëjë më shumë. Ka një rritje të përqindjes së personave që janë të prekur nga sëmundjet e mushkërive. Disa periferi, disa zona që janë larg kryeqytetit duket sikur janë pak të harruara. Punë e mirë është bërë, kjo nuk mund të mohet. Është ndryshe se 8 vite më parë”, tha Hitaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit