Pasi ishin kthyer në atdhe për të festuar Pashkët, emigrantët po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë, por kjo gjë ka shkaktuar radhë të gjata në ë pikën kufitare të Kapshticës
Fluksi i lartë ka detyruar autoritetet shqiptare te shtojne numrin e sporteleve dhe personelin e shërbimit në dalje.
Pala shqiptare aktualisht po punon me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje. Edhe doganierët e vendit fqinj punojnë me maksimumin e sporteleve.