Mesut Ozil është shfaqur si një kandidat për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Turqi pas mbylljes së karrierës si futbollist.
Mesfushori i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli muajin e kaluar është shfaqur si një kandidat i mundshëm për parlamentin turk sipas raportimeve.
Gazeta Turkiye shkruan se Ozil është renditur si një nga kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme, duke qenë përfaqësues i AK Partisë.
Njoftimi vjen pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan la të kuptohet se do të kishte disa emra surprizë në listë, por pak prej tyre prisnin të shihnin ish-futbollistin e Real Madridit.
Pavarësisht se ka luajtur për Gjermaninë gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Ozil ishte djali i emigrantëve turq dhe shpesh ka folur shumë për marrëdhënien e tij me atdheun e prindërve.
Ai dihet se ka marrëdhënie të ngushta me presidentin Erdogan, me këtë të fundit që kishte marrë pjesë në dasmën e tij në vitin 2019.