Autoritet franceze kanë dënuar me burg 8 muaj një shqiptar pasi akuzohet se ka kryer një seri vjedhjesh në disa argjendari në vend.
Mediat e huaja raportojnë se shqiptari është shpallur fajtor për 13 vjedhje të cilat i kishte kryer gjatë majit të vitit 2019 dhe deri në shkurt të këtij viti në Puy-de-Dôme, Loire, Haute-Loire dhe Ain.
Shqiptari në fillim i ka mohuar akuzat por nga gjurmët e ADN-së që u gjetën në vendngjarje e faktuan se ai ishte ishte autor i ngjarjes.
Ai do të vuajë dënimin ku më pas do të largohet nga Franca drejt Shqipërisë ku nuk ka të drejtë të rikthehet në vend për 10 vite.