Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka mbyllur sot takimet me të gjitha partitë politike teksa ka nisur fushata për zgjedhjet lokale.
Zonja Glover takimin me Sali Berishën e cilësoi interesant dhe u shpreh se po e vëzhgon nga afër situatën politike dhe këndvështrimet e kaheve politike.
“Kam patur takime interesante. Jemi duke vëzhguar nga afër situatën politike dhe këndvështrimet e të gjitha krahëve politikë.
Ne me siguri do të kemi vëzhgues do të jenë afatgjatë dhe afatshkurtër”, tha Glover. Sot Glover takoi kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën.