-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigranti tenton t’i marrë armën policit dhe të largohet, por qëllohet për vdekje!

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm, në Maqedoninë e Veriut, policia ka qëlluar me armë një emigrant, i cili ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur te Kazerma në Gjevgjelisë, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e SPB-Strumicë, Aleksandra Trajanova.

“Punonjësit e policisë kanë hetuar një automjet pasagjerësh tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin K. J. (26) dhe mjetin motorik të pasagjerëve “Ford Focus”, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilin janë transportuar ilegalisht emigrantë.

Automjetet janë ndalur nga punonjësit e policisë, pas së cilës drejtuesit dhe emigrantët kanë tentuar të arratisen ndërsa K.J. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie duke tentuar t’i marrë armën.

Në të njëjtën kohë, zyrtari policor ka qëlluar nga pistoleta e shërbimit dhe ka goditur njërin nga emigrantët, i cili me automjetin e policisë është transportuar menjëherë në spitalin e Mjekësisë Emergjente ku edhe ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Trajanova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit