-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Kompania e oligarkut rus ndërtoi shkollën në Kamëz, lekët te McGonigal

Kryesoret

Ish-deputeti Klevis Balliu, pjesë e grupit të Sali Berishës denoncoi sot se dhkolla “Hillary Clinton” në Bashkinë Kamëz, që drejtohet nga Rakip Suli ka kushtuar 7.08 milion euro (përfshirë TVSH) dhe është ndërtuar nga kompanitë në zotërim të oligarkut rus Deripaska (JOINT VENTURE, STRABAG & TREMA ENGINEERING 2 SHPK).

“Ndërtimi i shkollës ishte pjesë e procesit të rindërtimit dhe u sigurua nga banka Gjermane KFË. Prokurimin e ka bërë Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Korrik 2022. Po ti kushtoni vëmendje datës, pasi Deripaska është sanksionuar nga SHBA si i dyshuar për përfshirje në vrasje dhe pastrim parash të Putinit.

Këtu, si në raste të tjera të panumërta, kemi të bëjmë me abuzim fondesh, pasi mesatarje për ndërtimin e një shkolle në BE është 700 mijë Euro. Shpenzimi prej 7.08 milion Euro për shkollën “Hillary Clinton” është 10 fishi i vlerës reale. Qartësisht, në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një shkolle, por për pagesat e Edi Ramës për Charles McGonigal” tha ai.

Më tej, ai akuzoi se “këto afera, këto para që duhet të shkonin për shkolla dhe shtëpi, në Kamëz apo kudo, përfunduan në xhepat e McGonigalit, si pagesa për misionin anti-shqiptar dhe anti-amerikan të asgjësimit të opozitës dhe tradhtisë së qeverisë dhe popullit amerikan.

Ka një ironi, apo sic e quan Rama një ‘karma’ në gjithë këtë histori. Ai që ka në gojë “rubla” për kundërshtarët e tij është provuar tashmë se nuk është gjë më shumë se një tub ajrimi për eurot që u vjedh shqiptarëve.

Ironia më e madhe është se, në rindërtimin e një shkolle me emrin e një ish-Sekretareje Shteti dhe një mikeje të Shqipërisë, financuar me para të aleatëve gjermane, Edi Rama dhe Rakipi i tij në Kamëz, ia japin një oligarku rus” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit