Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ironizuar “Podcast”-it e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako. Ai e fton Sakon që të dalë në debat me Igli Carën.
“A mund të dalë ajo zonja në Durrës, që edhe administrata nuk ja di emrin, përballë Igli Carës? A mund të dalë ai tjetri, “kukulla” në Elbasan, “Mr.Plastelina” që i thonë me të drejtë, përballë një personaliteti të një niveli kombëtar siç është Luçiano Boçi?
A mund të dalë ai që firmos për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe që shqetësohet se ku do t’i gjejë paratë Kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, z.Belind Këlliçi për të garantuar transportin falas për 200 mijë qytetarë, që e kanë nevojë të përditshme dhe jetike këtë shërbim?
Sigurisht, që ata nuk dalin dot. Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱” shkruan ai.