-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miell për vota në Has? Majko: Çdo akuzë ka kuptim

Kryesoret

Drejtuesi i PS-së për qarkun e Kukësit, deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas denoncimit të bërë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti, se rivali i tij Halit Mulaj po blinte vota me 21 pako me ushqime.

Furgoni me pako të marra nga rezervat e shtetit në bashki u bllokua dhe dy djemtë e kandidatit socialist janë marrë në pyetje me hetimet që vazhdojnë.

“Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatepjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor!

Në se lajmi që në një natë të shenjtë po “blehen” vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet Harram!

“Profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës!

Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blehet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për “ilac” rrobash!

Megjithatë, cdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër!

Hasjanët do vendosin me votë!

Vetëm përpara” shkruan ai.

Skandali/ Policia: Djemtë e kandidatit socialist në Has u kapën duke ndarë pakot e bashkisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit