-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku kundër Kushtetueses për Bordin e Karburanteve: Pikëpyetjet e vendimit

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehet e habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Bordin e Karburanteve. Dje gjykata njoftoi se nuk e ka gjetur të paligjshëm ngritjen e këtij mekanizmi, por ka shfuqizuar vetëm një nen në të cilën specifikon se vetë bordi nuk mund të shkrijë vetveten, por duhet të jetë qeveria që merr një vendim të tillë.

Pra, GJK vendosi se antikushtetues tek ky bord është afati kohor i papërcaktuar dhe ia la në dorë qeverisë ta ndërpresë. Por Tabaku ngre pyetjen, se si ka mundësi që vendimi të jetë i ndryshëm nga ai për bordin e ushqimeve, kur në fakt të dy janë si “pika uji”.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mgjs i paplotë, i dha të drejtë një grupi prej deputetëve të PD në lidhje me bordin e karburanteve! GJK vendosi se antikushtetues tek ky bord është afati kohor i papërcaktuar. Pra ia la në dorë qeverisë ta ndërpresë. Ndërkohë që për bordin e çmimit të ushqimeve me të njëjtën bazë, ligjore dhe me të njëjtin arsyetim në ngritje e gjeti plotësisht antikueshtetues ndërsa bordin e karburanteve e gjeti pjesërisht!

Unë nuk i kam sulmuar e nuk do t’i sulmoj kurrë gjykatat e prokurorët si ben rëndom shumica e politikës, por sot kushdo duhet të pyesë veten si ka mundësi që dy borde që janë krijuar me të njëjtën mënyrë, zbatojnë të njëjtën bazë ligjore, e janë firmosur nga të njejtët gjyqtarë në GJK jepen dy vendime të ndryshme. Si mundet që dy pika ë të ngjashme të njëjta, Gjykata Kushtetuese i gjen të ndryshme?” pyet Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit