20-vjeçari Stiven Toshkesi, i cili mbeti viktimë mesnatën e së hënës pasi u godit me thikë në pabesi nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj, ditën e sotme përcillet për në banesën e fundit.
Por si ndodhi sherri?
Dy palët ishin përleshur edhe disa ditë më parë. Shkak ishte bërë fakti që njëri prej 18-vjeçarëve ngacmonte të dashurën e 20-vjeçarit dhe për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë.
Stiven Toshkesi ishte përleshur me grushte duke nisur zanafillën e konfliktit.
Për këtë ngjarje, Maze dhe Hoxhaj, morën hak, u takuan me Toshkesin dhe pas sharjeve, ofendimeve dhe grushteve e qëlluan me thikë duke i marrë jetën.