-sidi education-spot_img
19.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë dhe Euro në kutia këpucësh, arrestohen 2 shqiptarë në Romë

Kryesoret

Dy shtetas shqiptarë të moshës 40 dhe 43 vjeç, si dhe një shtetas polak 40 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë së Romës për trafik droge.

Bëhet me dije se kapja e tyre është bërë mëngjesin e datës 18 prill, ndërsa ju kapën dhe sekuestruan 43 kg kokainë dhe 37 mijë euro cash. Policia kishte vënë në monitorim 40-vjeçarin shqiptar, për të cilin kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitete të lidhura me drogën.

Pas udhëtimeve të shumta nëpër qytet me një makinë, gjatë të cilave ai takoi disa njerëz, shqiptari shkoi në një garazh në një ndërtesë në zonën e Torre Angela, ku pasdite iu bashkua një burrë në një furgon me targa polake, i cili ndaloi jashtë garazhit.

Teksa fliste në telefon, polakit iu bashkua një burrë i cili kishte dalë nga e njëjta godinë nga kishte hyrë 40-vjeçari shqiptar, i cili pasi shkëmbyen disa fjalë me të, u kthye brenda për të dalë përsëri duke mbajtur një kuti këpucësh që ia dorëzoi dhe u fut në furgon, raportojnë mediat e huaja.

Nga i njëjti mjet janë marrë edhe kuti të tjera dhe më pas janë futur brenda në pallat, ku i priste 40-vjeçari i monitoruar nga agjentët.

Nisur nga situata, efektivët kanë ndërhyrë duke bllokuar tre personat, të cilët kanë tentuar të arratisen pa sukses. Brenda kutive u gjetën afërsisht 43 kg kokainë, ndërsa në kutinë që transportohej në furgon kishte 37 mijë euro cash. Ndaj të treve është caktuar masën e paraburgimit në burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit