-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi nxjerr projektin e tunelit poshtë sheshit “Skënderbej” në Tiranë (VIDEO-3D)

Kryesoret

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për kryetar të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi sot planin e projektit për nënkalim poshtë sheshit “Skënderbej” në Tiranë për të lehtësuar trafikun në qendër të kryeqytetit.

“Jemi mbledhur në këtë Shesh për të prezantuar zgjidhjen tonë për problemin e trafikut në Tiranë: ndërtimin e një tuneli nëntokësor për makinat, që do te mundësojë rrjedhjen pa pengesë të trafikut nën Sheshin Skënderbej, duke lehtësuar kështu shumë trafikun në qendër të Tiranës.

Ne ofrojmë sot një zgjidhje të thjeshtë por shumë të rëndësishme për trafikun në Tiranë, vecanërisht në qendër të saj, sepse ai është kthyer prej vitesh në një makth për qytetarët e Tiranës.

Dhe këtu nuk po flas vetëm për kohën e humbur dhe pamundësinë për të programuar, për secilin nga ne, takimet dhe oraret. Implikimet e një trafiku kaq të rënduar janë shumë më të mëdha për qytetarët e Tiranës” tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit