-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, Daçiç kundër deklaratës së Escobar: Serbia nuk është budallaqe

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç ka komentuar deklaratën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ,Gabriel Escobarit se SHBA-të do t’i njohin zgjedhjet në Kosovë.

Daçiç tha se kështu “i jemi kthyer situatës para Brukselit”, kur ishte e parëndësishme nëse serbët kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe në institucione apo jo.

Escobar u shpreh se SHBA-të do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve në katër komuna në veri të Kosovës, dhe u bëri thirrje serbëve që të kthehen në institucionet e Prishtinës.

Daçiç tha se nuk do të zbatojnë diçka për të cilën nuk janë pajtuar.

“Kështu thotë ai që prej 10 vjetësh nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Serbia është e vogël, por nuk është budallaqe. Presidenti Vuçiç flet saktësisht, ne nuk do ta zbatojmë atë për të cilën nuk jemi pajtuar”, tha Daçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit