Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
“Të dashur miq, besimtarët muslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën, pas një muaj agjerimi të Ramazanit të madhërishëm, kremtojnë sot Bajramin!
Ndaj dhe le të lutemi ne sot dhe të urojmë nga zemra që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën tonë.
Ta shndërrojë atë në gëzime, të mira, mbarësi për ne dhe mbarë shqiptarët kudo që janë. Gëzuar” shkruan ai.