-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FNSH e Policia postblloqe në të gjithë Shqipërinë, kontroll super-mjeteve

Kryesoret

Policia dhe FNSH-ja po kryen kontrolle blic në disa pika të qytetit të Elbasanit, kryesisht makinave të luksit.

Kontrollet janë zhvilluar në disa pika të qytetit. Ndërsa siç shihet nga pamjet e siguruara, policia ka kontrolluar mjete luksoze.

Gjithashtu Policia e Shtetit dhe FNSH janë angazhuar drejt disa qyteteve të “nxehta” të krimit, masë kjo e marrë pas vrasjes mafioze të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Mësohet se blutë e Policisë së Shtetit të ndihmuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle në zona të ndryshme të vendit. Konkretisht janë ngritur pika kontrolli në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë.

Efektivët po ndalojnë mjetet luksoze, ato me xhama të zinj si dhe makina brenda të cilëve mund të dallohen persona të dyshimtë. Qëllimi është gjetja dhe kapja e autorit të vrasjes së Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill në Shëngjin.

Deri më tani qarkullojnë foto të autorit të veshur me ‘uniformën’ që i përgatiti vetes për momentin e krimit, por nuk ka asnjë të dhënë konkrete për të. Pritet që policia të japë detaje në lidhje me kontrollet që po kryhen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit