-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim për prej 2 vitesh, merr fund arratia e të riut në Elbasan

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka arrestor një 30-vjeçar, të shpallur në kërkim për shpërndarje lëndësh narkotike dhe municion luftarak.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna operacionale, e mbështetur nga inteligjenca informative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Mbante lëndë narkotike dhe municion luftarak, në një rast të goditur në vitin 2021, ndalohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, ato të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë kapur në Cërrik, Elbasan dhe kanë ndaluar shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në një rast të goditur nga shërbimet e Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit