-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përtej politikës dhe biznesit, jeta mes 2 grave dhe 4 fëmijëve e Ardian Nikulajt

Kryesoret

Biznesmeni Ardian Nikulaj 50-vjeç u ekzekutua 2 ditë më parë me 7 plumba në biznesin e toj në Lezhë.

Sot Nikulaj përcillet për në banesën e fundit ndërsa vrasësi i tij është i lirë edhe i paidentifikuar. Deri më tani policia është përqendruar në dy pista kryesore: biznesi dhe politika.

Del fotoja e re ballore e autorit të vrasjes së biznesmenit

Pasi i ndjeri ishte person me “peshë” në të dyja këto fusha. 50-vjeçari kishte në pronësi një resort në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku gjatë verës kanë performuar këngëtarë të njohur shqiptarë dhe DJ vendas e të huaj. Lokali ishte një nga më të frekuentuarit në sezonin veror dhe më luksozët.

Ndërkohë lokali tjetër në pronësi të Nikulaj, ku ndodhi dhe vrasja ndodhet në hyrje të Shëngjinit dhe gjithashtu është shumë i frekuentuar.

Nikulaj në 2021 ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNI-t.

50-vjeçari ishte i martuar dhe babai i 4 fëmijëve. Por ajo që bie në sy është fakti se Ardian Nikulaj kishte dy gra. Kjo gjë thuhet dhe në njoftimin e vdekjes dhe të ceremoninë mortore, ku shkruhet ndër të tjera: “bashkëshorti i Rudinës dhe i Verës”. Fakt që pohohet dhe nga banorët e zonës.

Lajmeri I Vdekjes Nikulaj

 

Ai kishte një familje të madhe dhe gjithashtu miq e të afërm të shumtë.
Për të zbardhur ngjarjen, hetuesit janë përqendruar në dy pista, hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Nikulajt i kishin vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes.

Po kështu 50-vjeçari kishte ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën njihej me mbiemrin Marku. Biznesmeni rezulton i dënuar për disa vepra penale më herët.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit