Pas 16 ditësh pa asnjë shenjë jetë dhe pa asnjë informacion policia dyshon se ka gjetur mjetin tip “Mercedes-Benz” me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.
Policia gjithashtu dyshon se ata mund të jenë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të Bashkisë Konsipol.
Ndërkohë mësohet se makina është gjetur në një magazinë në afërsi të fshatit Nivicë të Bashkisë Himarë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia dhe Forcat Operacionale bëhet me dije se gjithashtu është sekuestruar një automjet fuoristradë tip “Range Rover” në Qafë-Gjashtë ndërkohë që po verifikohen edhe gjashtë mjete të tjera.
Në lidhje me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve janë dërguar disa persona në komisariati por nuk dihet ende nëse janë liruar apo mbajtur.