Autoritet britanike kanë arrestuar dhe dënuar me burg një 31-vjeçar shqiptar pasi u kap me kokainë të fshehur në çizme. Vlerë e mallit e cila shkonte në 23 mijë paund.
Elton Babaj u dënua me 4 vite burg pasi u kap me 3.5 kg drogë të klasit B në makinë. Sipas mediave të huaja, Babaj ndodhej ilegalisht në Britani.
Gjatë ndalimit nga efektivët e policisë, 31-vjeçari tha se punonte si korrier për tregtarët e drogës dhe se do paguhej 150 paund për dërgimin në Newport.