-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku ka humbur dhe çfarë po përgatit Basha?

Kryesoret

Fushata elektorale po bën gati 10 ditë që ka nisur dhe aktorët kanë zbritur në fushë. Me apo pa program, premtime, mashtrime apo tallava të gjithë janë në terren.

Por Lulzim Basha nuk është parë gjëkundi. Më e pakta ishte që si cdo deputet mund të ishte i pranishëm në zonën e tij për të mbështetur kandidatin për kryetar bashkie, Roland Bejkon.

Këtë e ka evidentuar edhe kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. “Mirë do të ishte të paktën të dilte në zonën e tij ku është deputet” tha ai.

Në fakt nuk po kërkohet rikthimi i Bashës, por thjeshtë premtimi që bëri në 27 mars në dalje, në oborrin e Kuvendit. “Do të jem në fushatë në të gjithë Shqipërinë” tha ai. Deri tani ka ndodhur e kundërta. Por çfarë po përgatit Lulzim Basha?

Hija e Lulzim Bashës vazhdon që të përndjekë PD-në dhe nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi. Sinjalin e dha vetë Enkelejd Alibeaj sot nga Patosi, kur tha se pas zgjedhjeve të 14 Majit, PD do të zgjedhë kryetarin e partisë.

PD mbas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi kapilar për zgjidhjen e organeve drejtuese të saj, duke iu futur një procesi të gjerë demokratik me rregulla të reja, me parime të reja, për ta lënë pas traditën berishiste” tha ai.

Në garë, Bashën askush nuk e pengon dot që të kandidojë, madje duke shpresuar te humbja e koalicionit të Sali Berishës mund të rikthehet me tezën se “fajin e ka Saliu” edhe pse në fakt ishte ai që 4 vite më parë e la opozitën pa asnjë këshilltar.

Paralajmërimin më konkret për rikthimin e Bashës e dha deputeti Ervin Salianji. “Do të kthehet dhe do të tretet bashkë me ata. Është e qartë që do të ketë një proces në 15 maj, në 30 qershor do të kthehet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit