-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miell, ushqime dhe legalizime për vota! Kur do ta mbledhë Balluku Task-Forcën?

Kryesoret

Dy ditë më parë qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një vendim për të ngritur një Task-Forcë me në krye zv/ kryeministren Belinda Balluku dhe anëtarë të shumtë nga qeveria dhe institucione të tjera me qëllim kontrollin e veprimeve të administratës gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

E para dhe më kryesoja është që Task-Forca u ngrit disa ditë pasi fushata kishte filluar. Megjithatë tashmë fokusi është te puna që do të bëjë. Kanë kaluar dy ditë dhe nuk kemi asnjë njoftim nëse është planifikuar ndonjë mbledhje, apo ndonjë prej anëtarëve ka kërkuar. Ndërkohë që denoncimet në media nuk kanë munguar. Tre janë raste të freskëta.

Skandali/ Policia: Djemtë e kandidatit socialist në Has u kapën duke ndarë pakot e bashkisë

Në Has u bllokua një furgon në mes të natës me pako ushqimore të marra sipas policisë nga rezervat e shtetit në bashki dhe për këtë në pyetje mes të tjerëve u mor edhe magazinieri.

Në Kukës, banorët u mblodhën përpara magazinave të bashkisë pasi administratorët e njësive i kishin njoftuar që të paraqiteshin për të marrë pako me ushqime. Në mes të ditës. Në kohë fushate. Me zë dhe figurë dolën edhe vetë zyrtarët. Rasti i tretë lidhet me legalizimet.

Bashkia e Gjicit jep pako me ushqime në Kukës para zgjedhjeve

Kryetari i fshatit Kudhës në Himarë lajmëroi banorët se nëse duan të legalizojnë shtëpitë e banimit, t’i dorëzojnë aplikimet pranë zyrës së deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj dhe jo në zyrën e Kadastrës së Bashkisë Himarë, siç e parashikon ligji për legalizimin e pasurive të paluajtshme. Kush nga këto tre raste është në kompetencën e Task-Forcës? Por me këtë ritëm Task-Forca ndoshta mund të mblidhet “pas pilafit”.

Fushata/ Legalizimet në Himarë bëhen në zyrën e deputetit Vullnet Sinaj (Letra)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit