-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rritje pagash”, Stafi i sigurisë së aeroportit të Berlinit në grevë

Kryesoret

Stafi i sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Berlinit është thirrur në grevë pasnesër, të hënën, për paga më të mira. Lajmin e ka bërë të ditur sot sindikata Verdi.

“Duhet të presim më shumë kohë pritjeje dhe madje anulime fluturimesh për shkak të këtij mobilizimi, i cili do të zgjasë gjatë gjithë të hënës,” paralajmëroi sindikata në një deklaratë.

Verdi kishte organizuar tashmë pardje, të enjten, dhe dje, të premten, një grevë të stafit në aeroportet gjermane, përfshirë ato të Hamburgut, Dyseldorfit, Këlnit, Shtutgartit dhe Karlsruhes.

Sindikata kujton se ka “negociuar prej vitesh me Federatën Gjermane të Sigurisë së Aviacionit (BDLS) për rritje të pagave për punën e natës, si dhe për punën të shtunave, të dielave dhe festave publike dhe për paga më të mira jashtë orarit”.

Sindikata kishte organizuar tashmë një grevë të ngjashme në aeroportin e Berlinit në janar, duke bërë që rreth 300 fluturime të anuloheshin ose riplanifikoheshin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit