Ngjarja e ndodhur në derbin e basketbollit të femrave mes Partizanit dhe Tiranës ka tronditur mbarë opinionin publik në vend.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në parket shpërtheu një sherr i paprecedentë i përmasave masive, mes lojtareve, por edhe me persona nga jashtë.
Përplasja verbale për t’u kthyer në fizike nisi fillimisht mes amerikanes së Partizanit, Antoinette Bannister dhe lojtares së Tiranës, Ebi Dishnica.
Ebi, cili është komenti juaj për këtë ngjarje?
Fillimisht dua të shpreh se situata, incidenti i ndodhur ndeshjen e fundit ndërmjet dy klubeve elitare është një shfaqje e cila nuk i bën krenare klubet, tifozët dhe për me tepër mua personalisht, familjarët e mi, ashtu siç besoj se as lojtaret e tjera të përfshira.
VIDEO! Kërcet grushti dhe kacafytja mes vajzave të basketbollit në Tiranë
Pasi personalisht përtej situatës provokuese dhe faktit se jam goditur pabesisht në momentin pas përfundimit të ndeshjes. Ne po jepnim dorën dhe ndërkohë familjari im po më sillte djalin, pra ndodhej afër meje. Ndërsa pikërisht në këtë moment ndodhi edhe goditja.
Unë isha e drejtuar drejt djalit tim të vogël, e painteresuar përkundrejt lojtares në fjalë dhe çfarë po ndodhte në fushë dëshiroj ta konsideroj si një aksident, ku palët vepruan në një mënyrë aspak të hijshme.
Një ngjarje në kundërshtim me vlerat të cilat duhet të përcjellë sporti. Por duke marrë shkas nga ndodhitë e fundit dhe nga mënyra se si pasqyrohet me anë të filmimeve do të doja të tregoja dhe faktoja incidentin që ndodhi.
Si nisi sherri dhe si erdhi përplasja?
Incidenti filloi që në sekondat e fundit të lojës. Moment ku dhe lojtarja ka marrë teknike për dhunë verbale të ushtruar ndaj stolit tonë. Në momentin që ne kemi përfunduar ndeshjen dhe shkuam për t’u dhënë dorën lojtareve.
Duke e pranuar që ishte një ndeshje e bukur me rivalitet të madh dhe më se e merituar fitorja nga skuadra e Partizanit. Lojtarja e tyre Antoinette Bannister filloi të bënte dhunë verbale ndaj meje dhe përfundoi duke më goditur.
Ndërkohë në këtë moment s’mund të lë pa përmendur që pranë meje ishte familjari im. Bashkë më fëmijën tim të vogël. Ai ishte afruar për të më sjellë fëmijën, duke qenë se ndeshja kishte mbaruar.
Në këtë moment, si një veprim instiktiv vetëmbrojtjeje me djalin në krah. Gjë, që duket fare mirë edhe në video, ai ka reaguar ndaj lojtares. Vetëmbrojtja në çdo vend të botës është shkak-pasojë e goditjes që mora. Goditje që më solli edhe probleme në sy, të cilën mundeni ta keni të faktuar edhe me foto