Del video e tentativës së djegies së dy automjeteve në Ujë të Ftohtë në Tepelenë. Mësohet se e gjitha ka ardhur pasi një pronare e një lokali, e identifikuar si L. Guma ka denoncuar për kanosje Bajram Qibini.
Ky i fundit në shenjë hakmarrjeje bashkë me vëllanë e tij, Klejdi Qibini i lagu me benzinë makinën e 31-vjeçares. Në video shihet momenti kur 2 vëllezërit tentojnë t’i vënë flakën, por ndalohet nga persona të tjerë.
Tentativa e zjarrvënies erdhi sherr mes pronares së lokalit në Ujë të Ftohtë dhe tregtarit ambulant.