-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në Athinë, autobusi merr para 2 makina

Kryesoret

Një aksident trafiku është regjistruar ditën e sotme në Grqei ku ka mbetur viktimë një 19-vjeçar dhe gjashtë të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së dielës në rrugën nacionale Athinë-Selanik në lartësinë e Platamonasit kur një KTEL është përplasur me dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur në orën 01.30 të mëngjesit të së dielës  në dalje të tunelit në drejtim të Athinës.

Numri tragjik është një i vdekur vetëm 19 vjeç. Nga të plagosurit dy janë të plagosur rëndë dhe dy të tjerë lehtë. Ata janë dërguar në spitalet e Larisës dhe Katerinit. Të dy të vdekurit dhe të plagosurit janë nga dy automjetet.

Nëautobusin e KTEL-it ndodheshin gjithsej 77 persona, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe  vazhduan rrugën për në Athinë  me një autobus tjetër të distancave të gjata.

Për shkak të përplasjes fillimisht është mbyllur fluksi për në Athinë në PATHE, ndërsa në këtë moment qarkullimi kryhet me një korsi.

Në informacion thuhet se dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën ose kanë qenë të parkuara në QLA dhe më pas autobusi dykatësh i KTEL-it ka rënë mbi to. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca, policia dhe zjarrfikësja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit