Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë kushëririn e tij të mitur pasi mbanin në banesa armë dhe lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen, 1 armë sportive, 1 armë të ftohtë, 5 krehra dhe 23 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.