Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një sherr në Elbasan ku si pasojë ka mbetur i plagosur 26-vjeçari Kei Piu.
Mësohet se pas plagosjet kur ka arritur policia për të marrë dëshminë e Piut, ai nuk ka bashkëpunuar me ta, duke e akuzuar për pengim të zbulimit të së vërtetës.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore ai është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë ku i është komunikuar edhe masa e arrestit.
Ai gjithashtu nuk ka pranuar që është plagosur gjatë sherrit por është shprehur se është dëmtuar në ambientet e palestrës që ka në pronësi.
Policia ka duke sekuestruar pamjet filmike nga lokali ku ka ndodhur ngjarja për të zbardhur të gjithë ngjarjen.
26-vjeçari nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë.
Ai u plagos në vitin 2020 dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.