-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kandidatët tanë janë superiorë”, Meta nga Delvina: Programi i Rilindjes shpopullimi

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë prezent në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës, Ilir Mehmeti.

Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se ka  “sekti i rilindjes” ka një program të mirë strukturuar për shpopullimin e Shqipërisë.

“Programi i mirë strukturuar që zbaton sekti i rilindjes për shpopullimin e vendit përfshin zhdukjen e institucioneve, mos mbështetjen e të rinjve, etj. Delvina është prekur si shumë bashki të tjera.

Nuk është rastësi, këto janë të qëllimshme në mënyrë që këto treva patriotike. Kjo kërkon një ndryshim në 14 maj, që të ndëshkojmë këtë lënie pas dore të Delvinës.

Ne jemi krenarë si koalicioni “Bashkë Fitojmë” se kemi respektuar vullnetin e anëtarëve dhe mbështetësve në procesin e zgjedhjes së kandidatëve. Pushteti vendor është i përditshëm, vetëm njerëz me vizion mund të punojnë për ju.

Kudo në qarkun e Vlorës kandidatët tanë janë superiorë. Dallimi është te qëllimi në radhë të parë. Qëllimi i palës tjetër ka qenë dhe po vendosëm një hu këta do e votojnë se nuk ka tjetër.

Edi Rama para 4 vitesh kur ishte i vendosur t’i emëronte kandidatët, e dini çfarë vendosën. 1 e treta nuk e mbyllën dot mandatin se kishin ose 3 emra, ose shkuan në prokurori për korrupsion apo akuza të tjera. Ata duan vetëm kryebashkiakë që firmosin fët e fët.

Në 14 të shkojmë dhe të votojmë për ndryshimin, që Delvinës t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm”, u shpreh Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit