Një tjetër i ri shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë.
24-vjeçarit gatë kontrolleve të kryera i janë gjetur në një mbështjellëse plastike rreth 50 gramë kokainë. Ndërsa në shtëpi u zbuluan një sasi mbi 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, 500 gramë heroinë si dhe shuma prej 48.420,00 euro dhe materiale të shumta për ambalazhimin e drogës.
Shqiptari është lënë në paraburgim nga prokuroria italiane, ndërsa pritet të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.