-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim i fuqishëm tritoli në një lokal në Shkodër, në pronësi të…

Kryesoret

Shkodra është tronditur nga një shpërthim me tritol. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ne zonën e Fermentimit rreth orës 2:00 të mëngjesit.

Sasia e tritolit është vendosur ne lokalin ne pronësi të shtetasit Fran Kolbuçaj, 45 vjeç. Nga shpërthimi i lendes plasëse për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje duke kryer veprimet e para hetimore. Deri me tani autori mbetet i paidentifikuar, ndërsa policia po punon për zbulimin e tij.

Lokali ndodhej në një ndërtesë dy katëshe. Në katin e sipërm është një shtëpi ne te cilën nuk ndodhej askush sepse pronari i godinës jeton ne një vend tjetër ne Shkoder. Mbeten te paqarta arsyet e vendosjes se tritolit.

Dalin pamjet e lokalit të 65-vjeçarit që u hodh në erë, reagon Policia e Shkodrës!

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit