Një 34-vjeçar me inicialet B. S. nga Kosova është vënë në pranga, pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë me automjetin e tij në aksin Xarrë-Sarandë.
Ai po transportonte 10 emigrantët kundrejt fitimit, me 1 automjet tip “BMW”, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.