Tronditet shtanga shqiptare. Thika, grushte dhe përplasje mes palëve brenda familjes së peshëngritjes shqiptare. Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë sport. Delegacioni i peshëngritjes ka marrë pjesë në Bosnje në kampionatin e të rinjve, aty ku ka ndodhur edhe përplasja mes palëve.
Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Shqiptare e Peshëngritjes që drejtohet nga Elez Gjoza denoncon me emra dhe video, teksa sqaron se çfarë ka ndodhur.
“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi. Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje.
Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë. Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.
Bëjmë me dije opinionin publik se këto video do të paraqiten ditën e hënë në Prokurori dhe u kërkojmë organeve të drejtësisë të marrë masa përsa i përket kësaj çështjeje tejet serioze.
Bëjmë me dije Z.Rakip Suli në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Komitetin Olimpik dhe Presidentin e saj Z. Fidel Ylli dhe organet kompetente për këtë çështje. Këta njerëz dhunues, të inkriminuar dhe dashakeqë të heqin duart nga sporti dhe vendi ynë” mbyllet deklarata.
Grushte dhe thika! Presidenti i klubit të peshëngritjes dajak shefit (VIDEO e dhunës)