Kujtim Demiri është arrestuar në Greqi pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për trafikim të miturisht.
Demiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në vitin 2010, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Kujtim Demiri ka kaluar në mënyrë të paligjshme, nga Shqipëria për në Greqi, një shtetas të mitur dhe nëpërmjet dhunës e ka detyruar atë që të lypë, përreth 1 vit.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Greqia drejt vendit tonë.