Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 05:55 në fund të Bulevardit të Ri në Tiranë është gjetur në rrugë, afër një biçiklete pa shenja jete Dh. S. 67 vjeç.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.