-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ADN-ja i mban jashtë qelisë/ Binjakët hajdutë shqiptarë ‘çmendin’ policinë italiane!

Kryesoret

Ata i quajnë binjakët Lupin dhe janë dy vëllezër shqiptarë të njohur tashmë për policinë pasi kanë kryer qindra vjedhje. Edmond dhe Eduard Trushi janë kthyer në zonën e Udines dhe karabinierët kanë paralajmëruar popullatën: “Nëse i shihni telefononi 112”.

Por edhe nëse do të kapeshin, do të ishte i njëjti problem: është pothuajse e pamundur t’i dënosh. Dhe kjo falë ADN-së së tyre, që nuk mund ti identifikosh dhe sipas ligjit ata janë “të pafajshëm”.

Edmond dhe Eduard Trushi, 38 vjeç nga Shqipëria. Ata janë binjakë identikë, të njëjtën prerje flokësh, të njëjtat veshje dhe madje të njëjtat tatuazhe.

Shpresa e vetme ishte në ADN. Por edhe në këtë rast nuk dhanë kurrë një rezultat të caktuar. Ata u shpallën të pafajshëm tre herë dhe mosndëshkimi i tyre u dha atyre pseudonimin mediatik të binjakëve “Lupin”.

Në vitin 2014, policia gjeti ADN-në në një makinë të vjedhur dhe më pas u la në Sacile pas një kohe të gjatë ndjekje. Nga ato gjurmë u gjurmua tek Eduard Trushi, por në gjyqin e zhvilluar ai u shpall i pafajshëm pasi nuk ishte mundur “përtej një dyshimi të arsyeshëm” të konstatohej se cili prej të dyve ishte në timon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit