-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Citizens” festojnë në Etihad, shkatërrojnë 4-1 Arsenalin

Kryesoret

Manchester City ka fituar sonte një nga përballjet më të vlefshme të këtij sezoni pasi ka mposhtur lehtësisht në Etihad Arsenalin duke iu afruar kreut të renditjes me vetëm 2 pikë më pak se Topçijtë.

Qytetarët mbizotëruan ndeshjen duke fituar me rezultatin 4-1.

Belgu, Kevin De Bruyne ishte ylli i mbrëmjes pasi shënoi 2 gola dhe dha një asis.

Kevin De Bruyne në minutën e 7 dhe Stones në minutat shtesë të pjesës së parë i dhanë epërsinë e dyfishtë më se të merituar ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.

 

Kevin De Bruyne e vulosi një mbrëmje fantastike të tij, duke realizuar golin e tretë për ekipin dhe të dytin të tijin personal sonte në minutën e 54-të.

Mysafirët arritën të bënin vetëm golin e nderit në minutën e  86-të nga Holding.

Erling Haaland nuk mungoi në listën e golashënuesve, duke shënuar në minutën e pestë shtesë.

 

Manchester City me këtë fitore numëron 73 pikëve, dy më pak se Arsenali që momentalisht është në krye të tabelës.

“Citizens” kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në rast se i fitojnë ato, do të shkonte në katër pikë më shumë se “Topçinjtë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit