San Siro ka nisur festën pas fitores së Interit kundër Juventusit duke u bërë finalisti i parë i këtij sezoni të Coppa Italia.
Zikaltrit prenë biletën për më tej me një rezultat minimalist 1:0 ndaj Juventusit, duke u kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Ndeshja e parë e mbajtur në “Allianz Stadium” mbyll barazim 1:1 dhe la shpresë për të dy skuadrat për një kthim. Mundësi të cilën e shfrytëzoi Interi duke shënuar që në minuat e para.
Dimarco realizoi në minutën e 15-të pasi Barrella i dhuroi një asis. Gol i cili ishte i vetmi dhe vendimtat për ndeshjen.
Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi në finale do ta pres fituesin e duelit Cremonese-Fiorentina.