Policia e Kosovës ka bërë të mundur sot arrestimin e një punonjësi teknik në Shkollën e Mesme të Ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga stafi i drejtorisë së shkollës.
“Rreth 13:00 stacioni policor është informuar se nga stafi i drejtorisë se një nxënëse e asaj shkolle është shqetësuar seksualisht nga nga një punëtor i stafit teknik. Policia ka ndal në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar i dyshuari”, ka thënë ai.