Presidenti amerikan, Joe Biden pohoi sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij koreano-jugor, Yoon Suk-yeol se paraardhësi i tij, Donald Trump përfaqëson një “rrezik për demokracinë”.
24 orë pasi njoftoi zyrtarisht se do të rikandidonte në zgjedhjet parlamentare 2024, Biden tha se ai nuk është i vetmi demokrat që mund ta mposht Trumpin në zgjedhjet, por ai “e njeh mirë” kundërshtarin e tij të mundshëm.
“Unë e di rrezikun që ai përfaqëson për demokracinë tonë,” u tha ai gazetarëve.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për shëndetin e tij, presidenti 80-vjeçar tha se ndihet mirë”.
Të martën, Joe Biden nisi zyrtarisht fushatën e tij zgjedhore, duke premtuar se do të mbrojë liritë themelore të amerikanëve kundër “ekstremistëve” të lidhur me Donald Trump, me të cilin ai mund të thirret të përballet sërish në vitin 2024.